Polemikë e madhe pasi MEK nuk mund të provojë nëse lideri Massoud Rajavi ka vdekur apo është gjallë

ID:11951
Published 20 Gusht 2016


Mbledhja e madhe e Maryam Rajavit në Paris më 9 Korrik është shpallur si premtim i saj i ndryshimit të afërt të regjimit .

Në fakt kjo u kthye në një polemikë të madhe të një lloji tjetër. Show propogandues i këtij viti reklamon aftësitë propaganduese të Rajavit në mënyrë që të sigurojë fonde të vazhdueshme nga analistët e ndryshimit të regjimit. Ky  vit ishte ndryshim dramatik për shkak të prezencës së panjoftuar të princit Turki al-Faisal, ish-ambasador i Saudisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Sigurisht, jo një person që ftohet nga një listë e agjensisë së folësve.

Këtë vit, përfshirja e Princit Turki ndryshoi gjithçka për MEK-un. Dhe jo vetëm perceptimin e publikut të Arabisë Saudite si një regjim shtypës, sidomos për gratë. Turki këmbënguli që pikëtakimi të lëvizë nga Villepinte në Bourges për arsye sigurie. Më pas ai urdhëroi ndryshime në planin e skenës dhe panelit të folësve. Papritur, dikush tjetër ishte në krye të detyrës së eventit. E patrembur, madje edhe e kënaqur që kishte një të ftuar kaq prestigjoz, Maryam Rajavi e hapi mbledhjen duke lëvduar bashkëshortin e saj Massoud Rajavi. “Dashtë Zoti ta mbrojë luanin vigjilent të përjetshëm” tha ajo duke u drejtuar nga fotoja e tij e varur në vend. Kjo pritej. Megjithëse ai u zhduk vetëm përpara se forcat aleate të sulmonin Irakun në 2003, Massoud Rajavi njihej si lideri aktual i Mojahedin-e Khalq (MEK-NCRI është emri i parë i MEK-ut), gruaja e tij ishte e dyta në detyrë.

Kur ishte radha e Princit të Saudisë të fliste, ai i bëri me shenjë Maryam Rajavit të ulej me pjesën tjetër të audiencës dhe të dëgjonte, në të njëjtën kohë duke u siguruar që ajo nuk do të fotografohej me të në asnjë moment. Turki, ish drejtuesi i inteligjencës së Saudisë me të cilën ai është akoma i përfshirë, është një operator mendjehollë famëkeq. Si Ambasador në Uashington ai bindi disa Amerikanë se 11/9 nuk erdhi nga Saudija por nga Irani. Ai dihet që nuk del kurrë nga skenari. Kështu që, nuk ka dyshim se kur ai lajmëroi për të dytën herë vdekjen e Massoud Rajavit, nuk ishte një gabim. Fjala ‘marhoum’- e cila kuptohet si një shprehje ngushëllimi nga folësit Arab- tingëlloi rëndë, dhe kështu ishte qëllimisht  pjesë e fjalisë së tij.

Deri në atë moment Maryam Rajavi ishte e pavetëdijshme. Mungesa e reagimit herën e pare kur ai iu kthye direkt asaj dhe i tha ‘ngushëllime për Massoud Rajavin’, tregon se ajo nuk e kishte kuptuar çfarë ishte thënë. Herën e dytë e kuptoi, pasi dha një buzëqeshje. Është e qartë se Turki nuk ishte konsultuar me MEK paraprakisht për përmbajtjen e fjalimit të tij. Dhe në qoftë se ai do të kishte bërë gabim, do të kishte shumë kohë ta ndreqte pastaj.Ai nuk e ndreqi.

Atëherë, çfarë do të thotë kjo? A ka vdekur Massoud Rajavi? Dhe në qoftë se po, pse nuk e di bashkëshortja e tij, dhe në qoftë se  e di, pse nuke thotë? Dhe më e rëndësishmja, pse princi Turki e bëri këtë lajmërim në publik gjatë eventit më të rëndësishëm të MEK-ut?

Megjithëse mbështetja e Saudisë për MEK-un i përket kohës së Saddam Hussein, lidhja nuk u be asnjëherë publike. (Ky është tregues se MEK ka përdorur AL Arabiya si zëdhënës për vite me radhë dhe sidomos muajt e fundit.)Analistëve ia mori mendja se Princi Turki mori pjesë në mbledhjen e MEK-ut në mënyrë që të shpallte veten si kryetar të ri të grupit.

Pas rënies së Sadam Hussein-it, MEK kishte nevojë për mbështetje. Massoud Rajavi shiti shërbimet e grupit Izraelitëve, konservatorëve të rinj dhe sigurisht Arabisë Saudite. Ja pse ne pamë MEK-un tek përdorte negociatat bërthamore P5+1 me Iranin. Sapo u arrit marrëveshja, retorika kundër-Iranit u zhvendos drejt abuzimeve të të drejtave njerëzore. Për fat të keq, puntorët e grupit, kanë bërë histori në këtë aspekt, me Human Rights Watch dhe RAND Corporation duke bërë të njohur të drejtat e njeriut dhe abuzimet e kultit që po bëhen në MEK. Si një ballafaqim i rremë, grupi është fyer kaq shumë nga iranianët saqë ka tërhequr vetë opozitën.

Me ngritjen e Daesh dhe grupeve dhe gangsterëve të tjerë të dhunshëm në Siri dhe Irak, MEK zbuloi mundësitë reja. Maryam Rajavi bëri përçapje për paqe për Ushtrinë e Lirë Siriane. Për ca kohë, dukej sikur MEK do të mund të përdorte një bazë të re në Shqipëri si një kamp lehtësues, e cila ishte e vjetwruar, por një forcë mjaft e radikalizuar në Kampin Liberty, Irak, qw momentalisht po transferohet. Ideja ishte të mundësonte trajnim dhe logjistikë grupeve të reja terroriste nga një vend në cep të Europës, por pranë Lindjes së Mesme. Kjo u bllokua kur ekspertët shqiptar e ekspozuan në kanalet kombëtare.

Ngjarjet në Lindjen e Mesme kanë ndryshuar. Arabia Saudite ka dalur në ballë dhe fshehja e konflikteve ushtarake kundër Iranit janë sekret i hapur në rajon. Por pasi u la në baltë nga Shtetet e Bashkuara, arabëve i janë dashur të kërkojnë aleatë të tjerë në këtë përpjekje. Ndërkohe, Turki e di shumë mirë se MEK nuk është asgjë më shumë se një makineri propogande dhe irrituese për Iranin, kjo është më mirë se hiçgjë.

Shfaqja e Turki-t në mbledhje sinjalizon se kushdo që përpiqej t’i bënte keq Rajavit më parë-hamendësohet shërbimet perëndimore intel- ia kanë dorëzuar saudive siç bënë në 1986 kur Rajavi u përjashtua nga Franca dhe iu dorëzua Saddam Hussein-it për ta ndihmuar në luftën kundër Iranit.

Massoud Rajavi, naiv siç është ai, mendoi se do t’i fitonte pozitat e vjetra dhe do të punonte në projektet e reja për sauditët. Në vend të kësaj, ekspertët e MEK-ut besojnë se Maryam Rajavi do ta ketë kuptuar mesazhin e Turkit kështu:”Nuk ka drejtues të vjetër,  ata nuk janë më. Jam vetëm unë. Dhe intel-i i Saudise nuk do t’ju trajtojë ashtu siç bëri Sadami. Në atë kohë ju kishit forcë luftarake në Irak gati për të sulmuar Iranin. Tani e drejta juaj e vetme është propoganda. E as nuk do t’ju trajtojmë ju me butësi ashtu siç kanë bërë MB  ose SHBA.

Dhe kështu në mënyrë që ju ta kuptoni pozitën tuaj si skllavja jonë, unë sapo lajmërova vdekjen e bashkëshortit tuaj. Tani, harroje të mos i bindesh komandave të mia. Vdekja e tij aktuale mund të rregullohet lehtësisht.’

Nëse Rajavi ka vdekur ose po e vrasin tani, kjo nuk dihet- vetëm ai mund t’i përgjigjet kësaj – por ai dhe  e gjithë organizata e tij tani janë, me mish dhe shpirt, në duart e afta të Princit të Saudisë.  Në qoftë se ai është akoma gjallë, roli i vetëm i Rajavit është të veprojë si ndërmjetës dhe të udhëzojë gruan e tij se çfarë duhet të bëjë ajo në emër të Saudisë. Sauditë, ashtu si Saddam Hussein, i shikojnë gratë me rëndësi të barabartë me delet dhe dhitë. Kështu që do të ishte e paperceptueshme që ata të merren vesh direkt me të ashtëquajturën lidere feministe  e grupit, shërbimet e së cilës po i paguajnë ata.

Ditët  kanë kaluar që kur Polemika e Madhe u ndërpre. Reagimi i MEK-ut pas mbledhjes ishte gati histerike. Ata i shpallnin mesazhet ne vende ku normalisht nuk do të flisnin kurrë–VOA dhe BBC Persi –duke theksuar përtej dyshimeve se Rajavi është akoma gjallë. Përveç kësaj, MEK nuk ka mundur ta vërtetojë të vërtetën. Kështu që dikush po gënjen.

Fakti është se askush jashtë MEK-ut nuk do t’ia dijë nëse Rajavi është gjallë apo vdekur. Por për ndjekësit e tij realiteti i errët i së ardhmes po merr fund. Në qoftë se MEK nuk mund ta provojë- me zë apo paraqitje- që lideri i tyre është gjallë, ose të njoftojë se ai ka vdekur, kjo do të thotë që  egjithë organizata ka vdekur. Në qoftë se ata nuk mund t’i përmbahen kësaj detyre të thjeshtë, si mund të premtojnë ata ndryshimin e regjimit?/ Gazeta Impakt

Burimi: huffingtonpost


 
 

Share on Facebook Share on Twitter