Muxhahedinët në luftë me njëri-tjetrin: kërkojnë ndihmën e Edi Ramës

ID:13447
Published 29 Shtator 2016


Ardhja e muxhahedinëve në vendin tonë ka sjellur edhe përçarjen me njëti-tjetrin dhe me krerët e tyre, dhe siç duket tanimë shpëtimin e vetëm e gjejnë tek kryeministri ‘dashamirës’ shqiptar Edi Rama.

Disa familje të anëtarëve të organizatës terroriste Moxhahedine Khalk nga provinca Ilam në perëndim të Iranit në një letër dërguar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kanë kërkuar që të takohen më bijtë e tyre, sepse ata në letër kanë përmendur se krerët e këtyre organizatave nuk ua lejojnë atyre takimin me familjarët e tyre.

Teksti i letrës është si në vijim:

Kryeministri i nderuar i Shqipërisë

Z. Edi Rama

Përshëndetje

Ne jemi disa familje të anëtarëve të grupit Moxhahedine Khalk nga Irani, provinca Ilam, që emrat e tyre po i shënojmë në fund të kësaj letre. Këta bijë tanë disa vite më parë janë mashtruar me premtimet boshe të Marjam Ghaxhar Ezodanlu dhe të Masud Raxhavi, liderit të Organizatës Moxhahedine Khalk. Fëmijët tanë janë dërguar në Irak dhe secili prej tyre kanë mbi 20 vjet që janë ndarë nga familjet e tyre dhe janë futur nën robërinë mentale dhe fizike dhe po jetojnë nën masa të ashpra kufizuese. Ata janë privuar edhe nga çfarëdo lloj kontakti me familjet e tyre me anë të telefonit ose nëpërmjet letërkëmbimit. Ne, shumë herë kemi shkuar në Irak për tu takuar me fëmijët tanë duk përballuar të gjitha vështirësitë e rrugës dhe situatës së rrezikshme në atë vend dhe kemi shkuar pranë kampit të Organizatës Moxhahedine Khalk në Ashraf dhe Liberti ku kemi thirrur fëmijët tanë nga afër, mirëpo për fat të keq jemi përballur me fyerje, sharje dhe keqtrajtime nga ana e krerëve të Organizatës Moxhahedine Khalk. Çdo herë jemi kthyer mbrapa në shtëpitë tona pa u takuar me fëmijët tanë dhe të zhgënjyer. Tani kërkojmë nga kryeministri i respektuar i Shqipërisë që të na bëjë një të mirë neve duke krijuar mundësitë që të takohemi me fëmijët tanë! Ne shpresojmë që këtë letër do ta lexojë personalisht kryeministri i Shqipërisë dhe të na mundësojë të çmallemi dhe gëzohemi me fëmijët tanë, sepse ne e dimë që kryeministri i Shqipërisë ka të gjitha mundësitë që të na plotësojë kërkesën tonë!

Shprehim falënderimet tona më të sinqerta për kryeministrin e respektuar të Shqipërisë!

Familjet e:

  1. Satar Khejri
  2. Hamid Khejri
  3. Ali Mahdavi
  4. Akbar Çaraghi
  5. Ali Asghar Barani
  6. Irexh Nasiri
  7. Jari Kuçeki
  8. Morad Xhalilian
  9. Zaher Gholamhuseini
  10. Nemat Pirani

 

 Gazeta Impakt 

 
 

Share on Facebook Share on Twitter