Qytetarët shqiptarë të frikësuar nga grupi Muxhahedin Halk i radikalizuar meritojnë më shumë informacion

ID:13831
Published 08 Tetor 2016


Kur muxhahedinët e Iranit (MEK) u dëbuan përfundimisht nga Iraku në gusht 2016, Ministria e Jashtme e Irakut shprehu 'kënaqësi të thellë' për zhvendosjen e MEK në Shqipëri. Përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur krizën takuan një 'sukses të jashtëzakonshëm', lexohet në deklaratë.

'Kënaqësi e thellë' është pak. Që nga viti 2003, MEK - të njohur si Ushtria Private e Sadamit - kanë qenë të lidhur me shokë të tjerë rebelë ku përfshhen ish-sadamistët dhe Al Kaeda në Irak, dhe më vonë Daesh(ISIS), të cilët MEK i ka quajtur 'vëllezër revolucionarë'. Në vitin 2009 filloi përpjekja serioze për ta dëbuar grupin. MEK nuk pranoi të bashkëpunojë,duke lëshuar kërcënime masive për vetëvrasje kundër çdo ndërhyrjeje. Në vitin 2011, qeveria e Irakut ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me OKB-në për të lehtësuar këtë përpjekje. MEK sërish nuk pranoi të bashkëpunojë.

As zhvendosja e tërë grupit terrorist nuk ishte e thjeshtë. Në vitin 2013 Rumania nuk pranoi t’i marrë ata. Kështu, në vend të kësaj, SHBA lidhi një marrëveshje prej 9 milionë dollarësh me qeverinë e Shqipërisë për të marrë një grup fillestar prej 210 personash. Në mars të vitit 2013, administrata Obama i bëri thirrje udhëheqësit të MEK 'të pranojë menjëherë ofertën humanitare të qeverisë Shqiptare, dhe t’u bëjë thirrje banorëve të Kampit që të rifillojnë pjesëmarrjen në intervistat e risistemimit, për t'u siguruar që individët të përfitojnë nga mundësitë e sigurta të zhvendosjes jashtë Irakut'. MEK e refuzoi ofertën. Procesi i transferimit është ngadalësuar dhe shpesh penguar gjatë tre viteve të ardhshme.

Vetëm gjatë verës së vitit 2016, kur u bë e qartë se Daesh dhe sadamistët do të nxirreshin jashtë nga Mosuli, dhe se ëndrra e Daesh për krijimin e Kalifatit të pështirë në Irak ishte shtypur, MEK më në fund pranoi të largohet. Në këtë kohë MEK kishte pësuar 200 të vdekur dhe akoma më shumë të plagosur pasi kampi i tyre u sulmua vazhdimisht nga armiqtë. Sigurisht që irakenët kishin arsye të forta për të qenë të lumtur për zbrapjsen e tyre.

Tani ardhjen e MEK në Shqipëri e rrethojnë shumë pyetje. Që nga viti 2013, kur qeveria njoftoi publikisht se 210 pjestarë të MEK do të pranohen në vend, nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me qytetarët në lidhje me numrat apo qëllimin e këtij fluksi, edhe pse paketa zhvendosëse e qeverisë ka arritur në 20 milionë dollarë. Më shumë se 2500 terroristë ndodhen tani në Tiranë; çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët? Cila është prapaskena që mungon dhe ku mund të gjendet një shpjegim i besueshëm për sjelljen devijante të MEK?

Gjëja e parë që mund të themi është se nuk ka asnjë program në Shqipëri për të de-radikalizuar këta njerëz. Ata u transferuan si një grup i paprekur dhe nuk ka asnjë  plan për t’i shpërndarë. Edhe pse ligji ndërkombëtar e ndalon OKB-në nga dhënia e azilit për terroristët apo qoftë edhe për një grup politik, kjo është ajo që me sa duket ka ndodhur këtu.

Prova se ky grup nuk do të de-radikalizohet nuk është e vështirë për t’u siguruar. Disa anëtarë tashmë të intervistuar kanë thënë se ata kanë për qëllim vetëm të qëndrojnë në Shqipëri , 'derisa regjimi iranian të rrëzohet'. Pra gazetarëve do t’u duhet vetëm t’i pyesin se pse anëtarëve iu është mohuar çdo formë e jetës familjare - martesa dhe fëmijët janë të ndaluara në MEK - për të marrë përgjigjen: 'kështu ne mund të përqëndrohemi plotësisht në luftën tonë'. Është një pohim i hapur se ata nuk kanë ndërmend t’i braktisin aktivitetet e tyre si një grup terrorist. Ata nuk janë të gatshëm për t’u paraqitur për de-radikalizim.

Por si e dimë ne se ata janë totalisht të radikalizuar? Çfarë kërcënimi, nëse ekziston, këta njerëz paraqesin për shoqërinë shqiptare?

Për qytetarët lokalë, ardhja dhe mënyra e jetesës së tyre mbetet mister. Këto fqinjë sekretë dhe të fshehtë duhet të trajtohen me dyshim apo mirësi? Në nivel lokal, gjëja e parë që familjet fqinje duhet të dinë është se në mesin e të gjithë anëtarëve të MEK, marrëdhëniet seksuale janë ndaluar për më shumë se 25 vjet. Kjo do të thotë se nuk ka martesa, fëmijë ose të rinj në organizatë. Më shqetësuese janë takimet e detyrueshme konfesionale në të cilat anëtarët duhet të pranojnë ndonjë mendim apo ndjenjë seksuale dhe të dënohen për to. Me këtë detyrim në çështjet seksuale, nuk mund ta dimë se si mund të reagojnë njerëz të  tillë, kur vijnë në kontakt me njerëzit e zakonshëm dhe fëmijët e tyre.

Vendasit do të vënë re se sjellja, gjuha e trupit dhe pamja e muxhahedinëve nuk janë normale. Ata në mënyrë intuitive do ta kuptojnë se ka diçka të devijuar në këta njerëz, por nuk do munden, pa njohuri të mëtejshme, të gjejnë mënyrën për ta shpjeguar.

Me pak fjalë ky është rezultat i radikalizmit. Ky është një proces i vazhdueshëm ndërrimi pikëpamjesh që shtyp veten dhe emocionet dhe i zëvendëson ato me mendimin e zellshëm ideologjik të terroristëve.

Këta njerëz vishen, ecin dhe e mbajnë veten ndryshe. Veshjet e tyre modeste, si veshje lypësi, janë lehtësisht të identifikueshme si uniforma maskuese. Ata nuk janë të gatshëm të angazhohen me të huajt. Shumica e tyre mbeten të izoluar prapa dyerve të mbyllura dhe perdeve. Ata që dalin jashtë janë anëtarë të besuar të cilët e kanë përvetësuar me sukses zellin e freskët ideologjik. Ata dalin jashtë për misione të veçanta të tilla si blerja e telefonave celularë, jo për kënaqësi apo kohë të lirë. Anëtarë më të lartë, që udhëtojnë fshehurazi në automjete, janë të përfshirë në aktivitete të tjera më të fshehta dhe më shqetësuese.

Në publik, muxhahedinët mund të duken miqësorë dhe të sigurt, mospërfillës madje, pasi ata e ndjejnë veten më superiorë se të jashtmit. Megjithatë, për shkak se ata janë shumë të përqendruar në ruajtjen e vetes dhe të grupit të tyre, sigurisht që nuk mund të angazhohen në një nivel më personal apo të flasin për çështje të përditshme, dhe madje do të bëhen nervozë nëse i shtyn përtej kapacitetit dhe njohurive të tyre.

Si rezultat i radikalizmit ata kanë një pamje bardhë e zi për botën, veprojnë me një gamë shumë të ngushtë emocionesh dhe janë ngurrues për të pyetur apo për t’u pyetur. Ata shfaqin një përgjigje të frikësuar ndaj botës së jashtme. Në të vërtetë, muxhahedinët nuk kanë një 'jashtë' te e cila ata duan të kthehen. Gjithë jeta e tyre sillet rreth bindjes ndaj grupit të tyre dhe udhëheqësve të tij.

Radikalizimi i bën ata të bindur ndaj urdhrave. MEK e dinë veten si 'dëshmorë të gjallë' që do të thotë se ata e pranojnë vdekjen në çdo kohë, nëse urdhërohen nga udhëheqësit e tyre për të vrarë ose për të kryer një mision vetëvrasës.

Ajo me të cilën po përballen autoritetet shqiptare nuk janë vetëm luftëtarët e radikalizuar, por luftëtarët të cilët janë plotësisht të trajnuar në taktikat e terrorizmit dhe të sigurisë nga Garda e Republikës së Sadam Huseinit dhe Mokhabarat (shërbime sekrete). Ata mund të jenë të vjetër dhe disa mund të jenë të sëmurë, por ata mbeten të programuar që t’u binden urdhrave dhe janë të përgatitur për të vdekur apo për të vrarë për bindjet e tyre. Ata janë të trajnuar për t’u fshehur. Ata mund të operojnë lehtë duke përdorur dy ose tre identitete të rreme. (E komplikuar nga fakti se shumë prej tyre kanë mbërritur në Shqipëri duke përdorur identitete të rreme.) Ata mund të krijojnë identitete, të fshehin gjurmët e tyre dhe të fshihen sy për sy. Transferimi i këtyre njerëzve nga Iraku në Shqipëri është ekuivalent me lëvizjen e terroristëve nga Siria në Evropë. Sfidat e paraqitura nga këto fakte nuk mund të injorohen apo të minimizohen.

Pra, në qoftë se MEK nuk do të shpërbëhen dhe de-radikalizohen, çfarë të jenë duke bërë në Shqipëri vallë?

MEK ka një histori të gjatë të veprimtarisë terroriste, si dhe sistemi i tij i besimit është i rrënjosur në dhunë, por roli modern i MEK nuk është ushtarak. Në Irak, grupi përmbushte funksionet vitale lehtësuese për Sadam Huseinin, dhe kryesisht në Evropë, ata bënin atë që ai nuk mundi të bëjë nën sanksionet ndërkombëtare: shitjen e naftës nën programin e OKB-së naftë-për-ushqim; sigurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake; blerjen e komponentëve kimikë të Shkatërrrimit në Masë; larjen e parave; trafikimin e njerëzve; frikësimin dhe vrasjen e kundërshtarëve dhe ndërmarrjen e marrëdhënieve publike në Perëndim, duke përfshirë edhe korruptimin e politikanëve.

Është parashikuar që MEK do të kryejë një funksion të ngjashëm lehtësues në Shqipëri, por këtë herë duke u shërbyer grupeve moderne terroriste si Daesh dhe grupeve më të vogla. (MEK është pjesërisht i financuar nga Arabia Saudite.) Vendndodhja e Shqipërisë dhe problemet historike me krimin e organizuar dhe korrupsionin ende bëjnë që vendi të jetë i pambrojtur ndaj shfrytëzimit nga grupet si MEK. Është e njohur se gjatë tre viteve të fundit, muxhahedinët kanë zhvilluar tashmë marrëdhënie me bandat kriminale dhe zyrtarët e korruptuar të qeverisë.

Rreziku qëndron në kapacitetin e sofistikuar të MEK për të propaganduar dhe mashtruar opinionin politik dhe publik, e duke kryer në të njëjtën kohë aktivitete të dëmshme të patolerueshme për vendin pritës. Jo vetëm që muxhahedinët janë plotësisht të trajnuar nga shërbimi Inteligjencës së Sadamit, por radikalizimi do të thotë se ata nuk kanë kufij moralë, socialë, fetarë apo cfarëdoqofshin. Për ata, i gjithë aktiviteti kriminal është i shfajësuar nëpërmjet besimit të tyre ideologjik që ata mund dhe duhet të bëjnë cdo gjë për kauzën e tyre.

Ashtu sic priti Al Kaedën dhe kryengritësit e tjerë në Irak, MEK tashmë është vendosur plotësisht për të vepruar si një vend i izoluar dhe trajnues për xhihadistët dhe terroristët, të cilët aktualisht kërcënojnë sigurinë e të gjithë Lindjes së Mesme.

Nëse Shqipëria nuk arrin të de-radikalizojë këta njerëz, pasojat mund të jenë të rënda. Është në dorë të popullit shqiptar për të kërkuar një shpjegim të kënaqshëm nga qeveria e tyre. A është ky me të vërtetë misioni humanitar për të cilin Shqipëria ka nënshkruar? / Gazeta Impakt

Burimi: Huffington

 
 

Share on Facebook Share on Twitter