Muslimanët Rohingya, Mijanmari dërgon diplomatë në Bangladesh

ID:17484
Published 10 Janar 2017


Mijanmari tha të martën se ka dërguar një ekip të posaçëm diplomatik në Bangladesh i cili do të shqyrtojë atje pohimet e mijëra shtetasve të saj muslimanë të cilët thonë se kanë braktisur shtetin duke u larguar në Bangladesh nga shkaku i dhunës së vazhdueshme në shtetin Rakhine të Mijanmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Largimi masiv i muslimanëve Rohingya në Bangladesh filloi pasi ushtria e Mijanmarit nisi një fushatë ushtarake më 9 tetor, si pasojë e vrasjes së nëntë policëve të në kufi me Bangladeshin nga një grup i panjohur. 

Kyaw Zey nga Ministria e Jashtme e Mijanmarit ka thënë për gazetën Zëri i Ditës se ekipi diplomatik do të niset të martën për një vizitë tre ditore në Bangladesh.

Ekipi do të diskutojë me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit në lidhje me situatën në shtetin Rakhine si dhe për mundësinë e bashkëpunimit të dy shteteve në drejtim zgjidhjes së çështjes”, citohet të ketë thënë Zey.



 
 

Share on Facebook Share on Twitter