2017: Viti i perëndimit të terrorizmit!

ID:17486
Published 10 Janar 2017


Askush nuk e thotë, s’mund ta thotë; sepse nuk arritën ta kuptojnë...

Duhet të përshkruhet në mënyrë të atillë, që të përmbledhë dhe shpjegojë tërësinë e dinamikave dhe praktikave politike globale, rajonale dhe vendore.

Shihet qartë se presidenca e Donald Trumpit jep sinjale të fuqishme për shkëputje nga rendi historik i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një linjë kjo që vijon nga vitet 1950 e deri më sot.

“Besoj se është e pamundur që zgjidhja e konfliktit (në Siri) të arrihet pa u kufizuar forcat e Esadit”, deklaroi pak ditë më parë dr. Martin Schaefer, zëdhënës i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme. Ai gjithashtu theksoi se planet afatgjata të Gjermanisë nuk kanë ndryshuar dhe se vendi i tij përgëzon e pret me kënaqësi procesin e armëpushimit në Siri, realizuar nën garancinë e Rusisë dhe Turqisë.

Këto janë kushtet!

Mbretëria e Bashkuar... Menjëherë pas sulmit terrorist natën e ndërrimit të viteve në një prej klubeve më të famshme të natës në Stamboll, e përditshmja “The Independent” shkruan këto reshta: “Përgjigjja më e bukur dhe më e efikase për sulmin në ‘Reina’ është të bëni pushimet në Turqi. Udhëtimi është një përvojë shpërblyese edhe për turistin, edhe për vendin që vizitohet. Po të kemi parasysh se miliona njerëz vizitojnë Stambollin dhe plazhet e Turqisë çdo vit, shansi që të përballeni me ndonjë rrezik është jashtëzakonisht i ulët...”

Ndërsa “The Times”, një tjetër gazetë britanike mjaft prestigjioze, bën këtë vlerësim: “Perëndimi duhet t’i ofrojë Turqisë të gjithë mbështetjen e mundshme. Kështu, Ankarasë i duhet dhënë mesazhi se ajo, si kryeqytet i Turqisë, do ketë shansin të përfaqësojë Perëndimin në bisedimet e paqes, të cilat mund të nisin gjatë periudhës në vijim. Vendet perëndimore duhet të ndajnë me Turqinë të gjitha informacionet, të dhënat apo raportet e inteligjencës, që disponojnë në lidhje me DAESH-in.” (02.01.2017)

François Hollande, i cili realizoi vizitën e tij të fundit në Irak si President i Francës, bëri deklarata shumë domethënëse në këtë vend. “Mbështetja në luftën kundër terrorizmit do të mundësojë parandalimin e sulmeve ndaj Francës. Ndërkohë që ata na sulmojnë, përgatiten dhe bëjnë plane për të sulmuar territoret tona, ne do të luftojmë nga ana jonë sikur të luftonim kundër të gjithëve. Sa i përket krizës siriane, ne jemi pro zgjidhjet politike”, u shpreh ai, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” (02.01.2017)

Nëse do të nxjerrin ose jo mësime nga vlerësimet dhe deklaratat e mësipërme kundërshtarët e operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, sikur të ishte një ofensivë kundër tyre, kjo është një temë diskutimi më vete; por tempizmi i hapit të Parisit rreth situatës në Bagdad, Siri dhe Erbil është fare i qartë.

Edhe vizita e Kryeministrit Binali Yildirim në Irak është gjithashtu pjesë më efikase e praktikës së politikës së jashtme turke...

Bagdadi e priti këtë vizitë me padurim sidomos edhe në këndvështrimin e Sirisë! Tregues i kësaj është referimi, që kryeqeveritari irakian bëri gjatë takimit të tij me presidentin francez: “Planifikuese e sulmit në Stamboll dhe e atyre në vendet e tjera të botës është organizata terroriste globale...”

Shumë të rëndësishme janë padyshim edhe ato çfarë ai tha në lidhje me fatin e organizatës terroriste: “S’do të pranojmë dhe as do të lejojmë që PKK-ja të sulmojë Turqinë duke shfrytëzuar territoret e Irakut!”

Me që ra fjala te Bagdadi...

Ja se çfarë ka thënë Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani: “U përballëm me një ngjarje pikëlluese në Stamboll. Kjo demonstroi se terrorizmi do të përhapet si një virus dhe nuk do të mëshirojë askënd për sa kohë që nuk i kundërvihemi dhe nuk e zhdukim atë nga faqja e dheut. Pretendimet se Irani s’ka dhënë kontribut për marrëveshjen e armëpushimit në Siri, kinse ajo është trajtësuar vetëm me nismën e Turqisë dhe Rusisë, nuk janë të vërteta. Irani ka luajtur rol aktiv e të rëndësishëm në diplomaci dhe luftën kundër terrorizmit. Jemi në kontakt të pandërprerë me Sirinë, Rusinë dhe Turqinë.”

Të martën e kaluar (03.01.2017), gjatë fjalës së rastit në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë AK, Kryeministri Binali Yildirim u prononcua duke nënkuptuar këtë paralajmërim: “Donald Trumpi t’i japë fund kësaj paturpësie – praktikës së Obamas. Por edhe në rast se nuk i jep fund, aq na bën; ne po vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë...”

Puna është që të mos përsëritim më të njëjtat gabime kur të shkrijnë akujt mes nesh dhe SHBA/Perëndimit.

Me sa kuptohet nga Ankaraja, gabimet s’do të përsëriten!/ trt


 
 

Share on Facebook Share on Twitter