Afrika e Jugut do të vazhdojë mbështetjen për Palestinën

ID:17509
Published 11 Janar 2017


Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, duke iu drejtuar popullit të tij është shprehur se Si një tregues i solidarizimit tonë me popullin palestinez mos vizitoni Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Zuma në një fjalim të mbajtur me rastin e 105-vjetorit të themelimit të Partisë Kongresi Kombëtar Afrikan ka pohuar se Afrika e Jugut do të vazhdojë mbështetjen e saj për kauzën e drejtë të popullit të Palestinës.

Duke vënë në pah rezolutën e Kombeve të Bashkuara në lidhje me ndalimin e njësive të vendbanimeve hebreje, Zuma njoftoi se e kanë vlerësuar si pozitive këtë rezolutë, që i konsideron të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

Duke vënë në dukje se afrikano-jugorët janë gjithmonë në anën e popullit palestinez, Zuma tha se Palestina një ditë do të fitojë pavarësinë e saj duke arritur qëllimin e saj.

Qeveria e Afrikës së Jugut, politikën e Izraelit për Palestinën e krahason me regjimin racist, diskriminues Apartheid në vend mes viteve 1948-1994.

 
 

Share on Facebook Share on Twitter