Gençlerbirliği transferon sulmuesin shqiptar

ID:17510
Published 11 Janar 2017


Klubi i futbollit Gençlerbirliği i Super Ligës së Turqisë ka transferuar sulmuesin shqiptar Agon Mehmeti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të internet të klubit, ekipi Gençlerbirliği ka nënshkruar kontratë prej një viti e gjysmë me sulmuesin 27-vjeçar i cili së fundmi ka veshur fanellën e ekpit Stabaek të Ligës së Parë të Norvegjisë (Eliteserien).

Mehmeti, i cili paraprakisht në karrierën e tij kishte veshur edhe fanellën e ekipeve Palermo dhe Malmö, stinorin e kaluar me ekipin norvegjez ka regjistruar 24 paraqitje në të cilat ka shënuar katër gola.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter