Amerika i jep armë PYD-së pavarësisht se ka nënshkruar se është organizatë terroriste

ID:17519
Published 11 Janar 2017


Sipas informacionit të marrë nga burimet e NATO-s, në qershor të vitit 2013 me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, në shtabin e përgjithshëm të Aleancës që gjendet në Bruksel, Kryeqytetin e Belgjikë, janë zhvilluar punimet e Dokumenteve të Informacionit Strategjik të NATO-s.

Në dokumentin e dalë në shesh në fund të punimeve, si rrjedhojë e nismave të Turqisë edhe PYD/YPG ka zënë vend si organizatë terroriste përkrah KCK dhe PKK.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e pranuar këtë kanë miratuar zyrtarisht PYD-në si organizatë terroriste.

Sipas dokumentit të informacionit strategjik të NATO-s që mbahet i fshehtë si sekret, Uashingtoni e sheh PYD/YPG-në si organizatë terroriste prej 3 vjet e gjysmë.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk hezitojnë ti japin kësaj organizate terroriste çdo lloj ndihme, janë edhe furnizuesi më i madh me armë i PYD/PKK-së.

Sipas vlerësimeve të specialistëve, furnizimi që i bën Amerika, që ka nënshkruar dokumenti, organizatës terroriste PYD/YPG me armë të zhvilluara luftarake, përbën një problem serioz të sigurisë.

Specialistët thonë: “Kjo tablo tregon se kemi përpara një Amerikë që për interesat e saj mohon edhe veten”.

Edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në artikullin e revistës vjetore të Qendrës së Perfeksionimit të Mbrojtjes Kundër Terrorit që varet nga NATO tregonte se është qartësuar marrëdhënie PKK-PYD./ trt


 
 

Share on Facebook Share on Twitter