Netanjahut i ndalohet të dalë jashtë shtetit

ID:17520
Published 11 Janar 2017


Policia izraelite njoftoi se për vazhdimin e procesit hetimor ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu, atij i është ndaluar dalja nga Izraeli.

Për shkak të këtij ndalimi, Netanjahu anuloi vizitën e tij në Davos të Zvicrës. Ai është objekt i një hetimi të policisë izraelite dhe akuzohet për korrupsion financiar. Netanjahu akuzohet se ka marrë dhurata të çmueshme nga tregtarë vendas e të huaj, ndërsa një veprim i tillë ndalohet me ligj./ PT


 
 

Share on Facebook Share on Twitter