Arrestohet një spiun izraelit në Gaza

ID:17521
Published 11 Janar 2017


Shërbimet palestineze të sigurisë kanë arrestuar një spiun të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Qendra palestineze për informim bëri të ditur se shërbimet e sigurisë në Rripin e Gazës kanë arrestuar në Gaza një spiun 53 vjeçar, i cili ishte duke mbledhur informata mbi grupet e rezistencës palestineze dhe degët e armatosura të tyre. Gjatë hetimeve është bërë e qartë se në vitet 2008-2012, ky spiun i ka dhënë informacione Izraelit në lidhje me banesat e luftëtarëve palestinezë si dhe në lidhje me platformat nga ku lëshoheshin raketat e rezistencës palestineze drejt territoreve të pushtuara. Qendra palestineze për informim bëri të ditur se ky spiun është përgjegjës për martirizimin e disa figurave kryesore të rezistencës palestineze./ PT


 
 

Share on Facebook Share on Twitter