Vizita e Deivid Kamerun në Bahrejn dhe vazhdimi i ndërhyrjes së Anglisë në Lindjen e Mesme

ID:17523
Published 11 Janar 2017


Mbreti i Bahrejnit të martën në takim me Deivid Kamerun, ish-kryeministrin e Anglisë që u zhvillua në Manama, vuri në dukje marrëdhëniet e afërta të Bahrejnit me Anglinë dhe kërkoi zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamd bin Isa Al Khalifa në takim me Deivid Kamerun ka vlerësuar përpjekjet e Kamerun për forcimin e marrëdhënieve mes Londrës dhe Manamas si dhe marrëdhëniet e Anglisë me vendet e tjera arabe të Gjirit Persik. Në këtë takim ish-kryeministri i Anglisë ka vlerësuar rolin e mbretit të Bahrejnit për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe kërkoi zgjerimin sa më shumë të marrëdhënieve Londër-Manama. Në muajt e kaluar funksionarët anglezë kanë zhvilluar shumë vizita në vendet arabe të rajonit të Gjirit Persik si vizita e Theresa May dhe Boris Xhonson, kryeministrja dhe ministri i punëve të jashtme të Anglisë.

Funksionarët anglezë po zhvillojnë vizita në Bahrejn për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake të tyre në kohën kur regjimi Al Khalifa i Bahrejnit po akuzohet nga qarqet ndërkombëtare për shkeljen e të të drejtave të njeriut dhe për burgosjen e qindra aktivistëve politikë dhe fetarë. Nga ana tjetër, edhe qeveria e Anglisë po kritikohet nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe nga qarqet ndërkombëtare për shkak të mosdënimit të politikave shtypëse të regjimit të Bahrejnit. Londra gjithashtu është akuzuar se të drejtat e njeriut po i bënë viktimë të kontratave tregtare dhe ushtarake të saj me regjimin mbretëror Al Khalifa./ PT


 
 

Share on Facebook Share on Twitter