Rusia: Avioni amerikanë ka vrarë mbi 20 civilë sirianë

ID:17524
Published 11 Janar 2017


Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Rusisë ka deklaruar se mbi 20 civilë sirianë janë vrarë gjatë bombardimit të një rajoni të Sirisë nga një bombardues amerikan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Valeri Grasimov, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Rusisë, deklaroi: Një bombardues amerikan B-53 ka bombarduar rajonin Sarmade në provincën Edlib të Sirisë dhe ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve sirianë. Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 3 janar, por autoritetet amerikane kanë heshtur në lidhje me këtë krim. Bombarduesi B-53 ka bombarduar rajonin Sarmade në kohën kur ky rajon përfshirë në planin e armëpushimit.

Vlen të theksohet se avionët e koalicionit të drejtuar nga Amerika në dy vitet e fundit kanë bombarduar disa objektiva civile në Siri ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur një numër i konsiderueshëm i civilëve sirianë.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter