Shkarkimi i Armand Shkullakut, Deda akuza Veliajt: Po i blen mediat me pallate, gazetarët po i kërcënon me telefonata

ID:17528
Published 11 Janar 2017


Shkarkimi nga posti i drejtorit të ABC News i Armand Shkullakut, duket se është vetëm maja e asaj që po ndodh me median shqiptare pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Kështu pretendon aktori i famshëm i humorit Julian Deda.

Ky i fundit ka bërë publike edhe disa veprime të tjera që janë bërë nga Erion Veliaj për të mbyllur gojën e medias.

 

Ja çfarë shkruan Julian Deda:

“Zaptimi i hapësirave televizive nga Eri dhe Edi, vjen si rrjedhojë i blerjes nëpërmjet planit rregullues të Tiranës të bosëve të mediave.

Rezultati është i dukshëm. Shkarkimi (medemek iku vetë) i Shkullakut nga ABC Neës dhe telefonatat kërcënuese të bosëve drejt gazetarëve të tyre duke i urdhëruar të mos thonë asnjë fjalë kundër Erit.

Kështu jemi drejt zaptimit të hapësirave të Facebookut, të cilat, sipas zërave nga punonjësit e Bashkisë, Erin e shqetësokan pafund.

P.s. Kjo është shumë serioze, aspak për të qeshur. Keqardhje”.

deda

Sot në një intervistë për gazetën ”Mapo”, Armand Shkullaku me fjalët e tij shpjegonte se kishte ardhur një moment që Frangaj kërkonte një qasje të re menaxheriale dhe editoriale, duke lënë të kuptohej qartësisht se pse kishte ndodhur largimi. Ai ishte në krye të ABC News që prej 5 vjetësh, ndërsa bashkëpunonte me Andii Bushatin edhe te portali Lapsi. (A.R/SHUPLAKA)

 
 

Share on Facebook Share on Twitter