Hafiz Abdylaziz ef. Myderrizi (1853 – 1917)

ID:17531
Published 11 Janar 2017


U lind në fshatin Krushevë të  Gorës në vitin 1853. Qysh në fëmijëri, babai i tij, Zejnelabidini u shpërngul së bashku me familjen e tij në Prizren dhe u vendos me shtëpi afër xhamisë së Mehmed Pashës(Bajraklisë).

Pas kryerjes së medresesë dhe marrjes së ixhazetnames (diplomës) nga myderrizi  i shquar i kohës Ismailhaki ef. Manastiri, shkoi për studime të mëtutjeshme në Stamboll. Pas kryerjes së studimeve në Stamboll u caktua me detyrë imam në Bursë, pas një kohe të shkurtër për arsye se ishte një alim (dijetar) jashtëzakonisht i shquar u transferua në Stamboll me porosinë e dijetarëve të asaj kohe,  ai e kishte  vendin në Stamboll. Por,  babai i tij e kishte porositë djalin para se të shkonte në studime, me  fjalët:“Të kam dërguar për studime në Stamboll, për të kryer studimet dhe për t’u kthyer për t’i shërbyer vendit tënd ku ke lindur.”

Hafiz Abdylaziz efendiu u kthye në Prizren,  iu bind  babait të tij, edhe pse ulemaja e Stambollit kategorikisht e kishte kundërshtuar këtë vendim të tij. Pas kthimit në Prizren  u emërua myderriz(professor kryesor) i medresesë së Mehmed Pashës në Prizren. Abdylaziz efendiu ishte dijetari dhe personaliteti më i shquar në tërë rrethinën e Prizrenit. Ishte bashkëmendimtar  dhe mik i ngushtë i myderriz  haxhi Ymer ef. Prizrenit,  udhëheqësit të Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). Pas zgjedhjes së haxhi Ymer ef. Prizrenit deputet në Kuvendin  Osman në vitin 1877,  me propozimin e tij u emërua për myderriz të kësaj medreseje  hafiz Abdylaziz efendiun, i cili  shërbeu në këtë detyrë gjer në  vitin 1917.

Te ky myderriz i shquar  kanë marrë ixhazetnamenë(diploma)  shumë  talebe (nxënës)nga trojet e ndryshme shqiptare. Për shkak të aftësisë së jashtëzakonshme dhe dijes që posedonte, drejtësisë që e ka zbatuar, ka qenë i kërcënuar edhe  me vdekje nga njerëz të ligë. Me ndihmën e Zotit, i ka shpëtuar dy herë atentateve. Meqë të dy atentatet kanë dështuar, atentatori i ka kthyer lirat(dukatin) e dhuruar si shpërblim dhe ka deklaruar: “Sapo e kam marrë në nishan(shënjestër), për të shkrepur pushkën në drejtim të Abdylaziz efendiut , para mauzerit në vend të hafizit të nderuar, më është paraqitur  hija e luanit, dhe se nuk kisha forcë e guxim të shkrep pushkën”.

Hafiz Abdylaziz efendiu ndëroi jetë në vitin 1917 dhe u varros në Prizren. Në kujtim të tij, haxhi Ymer Lutfi ef. Paçarizi ka shkruar dy kronograme në gjuhën osmane. Hfz.Abdylazizi në martesë me zonjën Emine ka lënë dy vajza, Salihan dhe Fadilen, si edhe dy djem Maxhidin dhe Azizin. Maxhidi dhe Azizi së bashku me nënën e tyre Eminen në vitin 1957 u shpërngulën në Turqi gjatë vazhdës së madhe të shpënguljes së shqiptarëve si presion i politikës serbe të implementuar nga Rankoviqi famëkeq për shqiptarët e Kosovës. Shpirti i tij rahmet paste!/ Gazeta Impakt




 
 

Share on Facebook Share on Twitter