Ambasadori amerikan nxit muslimanët kundër muslimanëve

ID:19414
Published 28 Shkurt 2017


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie pretendon se familja, shoqëria dhe prijësit fetarë janë ata që kanë rolin kryesor për luftimin e ekstremizmit fetar.

Ai në konferencën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”  tha se është krenar për partneritetin e fuqishëm në mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, në luftën kundër ekstremizmit.

Delawie pretendon se Ambasada e SHBA-ve në Kosovë i ka përkrahur autoritetet vendore për ta parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

“Sa i përket çështjes së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, kemi nevoja thelbësore për të zhvilluar mënyra të përshtatshme dhe efektive për ta luftuar terrorizmin. Ambasada amerikane i ka mbështetur fuqimisht institucionet kosovare në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Tani është thelbësore që prijësit fetarë t’i marrin frerët në duar, dhe t’i zbatojnë politikat qeveritare për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, tha Delawie.

Kjo deklaratë vjen në mbeshtetje të persekutimit fetar kundër Shefqet Krasniqit nga qeveria laik-katolike kosovare./ Gazeta Impakt

 
 

Share on Facebook Share on Twitter