Në prag lufte? Erdogan lëshon ‘bombën’, Merkel mbështet terroristët

ID:19988
Published 14 Mars 2017


Situata e mardhënieve mes Turqisë dhe Gjermanisë ka arritur kulmin e acarimit të tyre, pas deklaratave të fundit të presidentit Erdogan kundër kancelares Gjermane Angela Merkel.

Regjep Taip Erdogan, ka quajtur Angela Merkel si mbështetëse të terrorizmit, deklaratë kjo që mund të sjellë një rrjedhë tjëtër të mardhënieve mes Turqisë dhe Gjermanisë, dhe mund të nis një “luftë e ftohtë” mes dy vendeve.

Këtë deklaratë, Erdogan e ka bërë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për rrjetin A Haber.

“E nderuara Merkel, ti mbështet terroristët. Zonja Merkel, pse po i fsheh terroristët në vendin tënd? Pse nuk po bën asgjë”, është shprehur Erdogan.

Ai e ka akuzuar Berlinin se nuk po përgjigjet për 4,500 dosjet e dërguara nga Ankaraja për të dyshuarit për terrorizëm. Presidenti turk gjithashtu ka akuzuar televizionin shtetëror gjerman për mbështetje “të organizatave terroriste” dhe për përhapje të propagandës kundër sistemit presidencial.

Avarimi i mardhënieve mes dy shteteve vjen apsi disa shtete europiane kanë ndaluar ministrat turk të marrin pjesë në tubimet e turqve në shtete të ndryshme.

Situartë e acaruar është edhe mes Turqisë dhe Hollandës.

Erdogan i është drejtuar perëndimit dy ditë më parë me thirrjen “ do të paguani për gjithë këtë islamofobi”.//Gazeta Impakt 

 
 

Share on Facebook Share on Twitter