Skandal: Varreza masive me 796 foshnje në Irlandë, vepër e murgeshave (VIDEO)

ID:20108
Published 17 Mars 2017



Një varrezë masive me trupat e 796 foshnjave dhe fëmijëve është gjetur në qytetin e Tuamit në Irlandë.

Fëmijët kishin humbur nga shtëpia e drejtuar nga murgeshat Bon Secours (Lehtësimi i Mirë) në vitet 1925-1961. Moshat e tyre varionin nga 10 minutësh në 9 vjeç. Vdekjet janë menduar të jenë pasojë e neglizhimit dhe e kequshqyerjes së tmerrshme.

Enda Kenny, kryeministër i Irlandës, e ka pohuar këtë fakt të frikshëm në një fjalim prekës në Parlament në fillim të këtij muaji, duke thënë: “Ne i morëm fëmijët e tyre dhe i dhuruam ata, i shitëm ata, i trafikuam ata, i lamë ata të uritur, i lamë pas dore apo i mohuam ata deri në pikën e zhdukjes së tyre nga zemrat tona, nga sytë tanë, nga vendi ynë dhe, në rastin e Tuamit dhe ndoshta të vendeve të tjera, nga vetë jeta.”

Ai e ka quajtur “Shtëpinë e Nënave dhe Fëmijëve” një “dhomë horrori”, ku irlandezët i çonin fëmijët e tyre me mirëbesimin në përkujdesjen e murgeshave. Por shumë prej fëmijëve atje “u zhdukën”.

Të paktën 6,000 fëmijë kanë vdekur në institucione të ngjashme nëpër të gjithë Irlandën. Raportet thonë se disa mijëra fëmijë prej tyre janë përdorur si kavje laboratori, dhe dhjetëra të tjerë janë lënë të vdesin nga uria.

Publiku dhe aktivistët i kanë bërë thirrje qeverisë që të investigojë mbi këtë masakër. / © Gazeta Impakt

 
 

Share on Facebook Share on Twitter