Jep dorëheqje Edi Rama?

ID:20214
Published 19 Mars 2017


Siç duket kryeministri i vendit Edi Rama ëshët në ditët e fundit të qeverisjes së tij, sipas burimeve të portalit “24.al” është çështje ditësh që Rama të zyrtarizojë dorëheqjen e tij që tanimë është vendosur.

“Situata politike në vend është në ditët e saj më të vështira.

Nga njëra anë është Partia Demokratike ajo e cila është futur në një protestë pothuajse njëmujorshe ku ka paralajmëruar qeverinë Rama se nuk do të hyjë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveria teknike dhe Rama të japë dorëheqje, nga ana tjetër kemi një koalicion qeverisës në krizë.

Nga burimet konfidenciale brenda “Partisë Socialiste” të “24.al” bëhet me dije se keyeministri aktual i vendit Edi Rama tanimë është drejt zyrtarizimit të dorëheqjes së tij dhe krijimin e një qeverie teknike.

Nga po të njëjtat burime bëhet e ditur se Rama ka informuar edhe partnerin e tij qeverisës Ilir Meta dhe janë dakordësuar për të filluar bisedimet me me Partinë Demokratike për të zgjedhur qeverinë e re teknike që besohet se kryeministri do të propozohet nga Partia Socialiste.

Burimi saktëson se në ditët në vijim Rama do të ftoj Bashën në një takim kokë më kokë, dhe më pas Edi Rama do të nis zyrtarisht procedurat për qeverinë teknike.” Transmeton 24.al.—Gazeta Impakt



 
 

Share on Facebook Share on Twitter